Milestone Fizioterapi
Qendër për Fizioterapi dhe Baby Spa!
10/08/2026
Si mund të kujdesemi vet për qafën. Disa këshilla praktike për dhimbje qafe në mëngjes!
06/08/2026
Punoni për orë të tëra në kompjuter?
Qëndrimi i zgjatur ulur mund të shkaktojë tension në qafë, shpatulla dhe shpinë, si dhe të ndikojë në posturën tuaj.
Ky ushtrim i thjeshtë ndihmon në: Përmirësimin e qëndrimit të trupit
Zbutjen e tensionit muskulor
Aktivizimin e muskujve që mbështesin shtyllën kurrizore
Praktikojeni disa herë gjatë ditës për të mbajtur një posturë më të mirë dhe për t'u ndier më rehat gjatë punës.
03/07/2026
Dhimbje këmbësh? Mos e duro!
Trajtoje me fizioterapi profesionale në Milestone.
📞 Rezervo termin tënd sot dhe rikthehu në lëvizje pa dhimbje! 044/49 122162
25/06/2026
Trajtimi i fëmijëve dhe adoleshentëve me skoliozë në Milestone realizohet nga Asst. Dr. Sci. Shkurta Rrecaj Malaj, PT, me mbi 20 vite përvojë dhe e certifikuar në nivel Master në metodën PSSE.
Shërbimet përfshijnë vlerësimin fizioterapeutik, raportin profesional dhe planin e personalizuar të trajtimit, me fokus në përmirësimin e posturës dhe parandalimin e progresit të deformimit. Sa më herët të identifikohet skolioza, aq më efektiv është trajtimi.
24/06/2026
Qershori është Muaji i Ndërgjegjësimit për Skoliozën
Gjatë muajit qershor, organizata të ndryshme mjekësore, institucionet shëndetësore dhe shkollore në mbarë botën organizojnë fushata ndërgjegjësuese për identifikimin dhe diagnostikimin e hershëm të skoliozës. Zbulimi i hershëm është një nga faktorët më të rëndësishëm në parandalimin e progresit të deformimit të shtyllës kurrizore dhe në përmirësimin e rezultateve të trajtimit.
Trajtimi fizioterapeutik, përmes ushtrimeve specifike për skoliozën, luan një rol kyç në menaxhimin e saj. Sa më herët të identifikohet skolioza, aq më të mëdha janë mundësitë që trajtimi konservativ të ndihmojë në parandalimin e përkeqësimit dhe në korrigjimin e deformimit.
Identifikimi i hershëm dhe trajtimi i duhur bëjnë diferencën. Nëse vëreni ndryshime në qëndrimin e fëmijës suaj, konsultohuni me kohë me profesionistët e fizioterapisë.
Propriocepcioni (ekuilibri dhe kontrolli i lëvizjes) është një nga fazat më të rëndësishme të rehabilitimit. Kjo fazë ndihmon trupin të rikthejë kontrollin, stabilitetin dhe koordinimin pas një lëndimi.
Shpesh dhimbja largohet para se trupi të jetë rikuperuar plotësisht. Për këtë arsye, ushtrimet e ekuilibrit dhe propriocepcionit janë shumë të rëndësishme për të ulur rrezikun e përsëritjes së lëndimit dhe për t’ju kthyer me siguri në aktivitetet e përditshme apo sportive.
Në Milestone Fizioterapi, përdorim metoda bashkëkohore dhe ushtrime të personalizuara për të siguruar një rehabilitim të plotë, jo vetëm largimin e dhimbjes, por edhe rikthimin e funksionit normal të trupit.
Qëllimi ynë është që të lëvizni më mirë, më sigurt dhe me më pak rrezik për rikthimin e problemit.
13/06/2026
Gjatë fazës së rritjes, fëmijët kanë nevojë për aktivitet fizik dhe ushtrime të përshtatshme për të zhvilluar një posturë të mirë dhe për të mbajtur shtyllën kurrizore të shëndetshme.
Një nga ushtrimet efektive është ushtrimi për zgjatjen dhe mobilizimin e shtyllës kurrizore, i cili ndihmon në përmirësimin e fleksibilitetit, reduktimin e ngurtësisë dhe nxit qëndrimin korrekt të trupit.
28/05/2026
Inaktiviteti nuk është vetëm mungesë lëvizjeje, ai është një nga shkaktarët kryesorë të dhimbjeve dhe dobësimit të trupit.
Trupi është krijuar për të lëvizur. Sa më pak lëvizje, aq më shumë probleme me posturën, fleksibilitetin dhe funksionimin e përditshëm.
Në Milestone Fizioterapi ju ndihmojmë të riktheni lëvizjen, forcën dhe mirëqenien përmes trajtimeve profesionale të fizioterapisë.
18/05/2026
Trajtimi i fëmijëve në Milestone realizohet nga Msc. Pt Arta Ibrahimi Zogiani, me mbi 8 vite përvojë pune me fëmijë me vështirësi në zhvillimin motorik dhe me aftësi të kufizuara.
Shërbimet përfshijnë vlerësimin fizioterapeutik, raportin profesional dhe planin e personalizuar të trajtimit, me fokus në zhvillimin motorik, ekuilibrin, koordinimin dhe pavarësinë funksionale të fëmijës.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Website
Address
Gazmend Zajmi No 35
Pristina
10000
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 19:00 |
| Tuesday | 09:00 - 19:00 |
| Wednesday | 09:00 - 19:00 |
| Thursday | 09:00 - 19:00 |
| Friday | 09:00 - 19:00 |
| Saturday | 09:00 - 15:00 |