Arta Distributor Aldo Coppola

Arta Distributor Aldo Coppola

Share

Distributor zyrtar i produkteve Aldo Coppola. Produkte premium për flokët. Haircare & Beauty të standartit italian
Wholesale for salons

29/08/2026

SHATUSH nga ALDO COPPOLA sjell në sallon një sistem profesional dekolorimi qe kombinon White & Sky Blue
Decolorizing me letrat teknike SHATUSH, të perdorura ne vend te letrave tradicionale te aluminit.
Formulat e dekolorimit me vajra dhe argjile jane menduar per një
punë më te kontrolluar dhe precize, ndersa letrat teknike
kompletojne metoden SHATUSH duke i dhène profesionistit më
shumë kontroll gjate aplikimit.
Më shumë se produkte, eshte nje metode profesionale pune per
parukieret qe kerkojne te çojne tekniken dhe cilesine e sherbimit
të tyre në një tjeter nivel.
SHATUSH ALDO COPPOLA - sepse rezultati fillon gjithmonë
nga menyra si punoni.
Nese keni nje sallon bukurie dhe deshironi t’u ofroni klienteve
tuaj produkte profesionale që bejne vertet diferencen, ju ftojme
te beheni pjese e rrjetit tone.
Si distributor zyrtar i Aldo Coppola, furnizojme sallonet me
gamën e plote te produkteve dhe trajtimeve profesionale italiane, te krijuara per te garantuar performance te larte,
rezultate premium dhe kujdes te personalizuar per çdo tip floku.
Sillni ne sallonin tuaj cilesine qe klientet e dallojne qe ne trajtimin
e pare dhe punoni me nje nga emrat me prestigjioze te haircare-it italian.
Email: [email protected]
Phone: +355 69 204 4433
Website: www.arta.al
Location: Kompleksi Delijorgji, Tirana, Albania

29/08/2026

Ngjyra perfekte fillon me produktin e duhur.

Bojërat Shatush janë krijuar për të kombinuar ngjyrë të bukur, rezultat profesional dhe kujdes për flokun. Në këtë video ju tregojmë më nga afër karakteristikat e tyre, mënyrën e përdorimit dhe pse janë një zgjedhje e preferuar për rezultate të personalizuara dhe natyrale.

28/08/2026

Shatush Suncare Fresh Body Gel

Një xhel freskues për trupin, ideal për kujdesin e lëkurës pas ekspozimit në diell. Formula e tij ofron një ndjesi të këndshme freskie dhe ndihmon në hidratimin dhe zbutjen e lëkurës, duke e lënë të butë, të freskët dhe të rigjallëruar.

26/08/2026

A touch of summer, wrapped in brown. 🤎✨
Aquamare by Aldo Coppola — kujdes intensiv për flokët pas diellit, detit dhe ditëve të gjata të verës. Hidratim, ushqyerje dhe shkëlqim për flokë që duken dhe ndihen të bukur çdo ditë. 🌊☀️

24/08/2026

Nga pastrimi dhe hidratimi, tek ushqyerja, rigjenerimi dhe mbrojtja, produktet Aldo Coppola janë krijuar për t’i dhënë flokut kujdesin që meriton dhe për të ruajtur bukurinë e tij natyrale.

Zgjidhni produktet e duhura për nevojat e flokëve tuaj dhe transformoni rutinën e përditshme në një ritual bukurie.

24/08/2026

Linja hidratuese Aldo Coppola me sheqer të bardhë përfshin Shampoo Idratante dhe Impacco Idratante, një kombinim profesional i krijuar për flokë të thatë, të dehidratuar, të trajtuar kimikisht ose të ekspozuar ndaj nxehtësisë.

Shampoja pastron butësisht, duke respektuar ekuilibrin natyral të flokut, ndërsa maska hidratuese vepron në thellësi për ta bërë fibrën kapilare më të butë, elastike dhe lehtësisht të menaxhueshme.

Rezultati: flokë të hidratuar, të mëndafshtë dhe plot shkëlqim, pa u rënduar. ✨

19/08/2026

SHATUSH LIKE SILK – RITUALI I PLOTË PËR FLOKË TË BUTË DHE TË MËNDAFSHTË

E pasuruar me vajra bimorë natyralë, linja Like Silk ushqen dhe mbron flokët pa i rënduar. Rekomandohet për çdo lloj floku, veçanërisht për flokët e thatë, të dëmtuar, të trajtuar dhe me frizz.

Shampoo Like Silk
Aplikohet në flokë të lagur, masazhohet dhe më pas shpëlahet. Pastron butësisht, ruan hidratimin dhe ndihmon në mbrojtjen e flokut nga këputja dhe faktorët e jashtëm.

Mask Like Silk
Aplikohet pas shampos në gjatësi dhe maja, lihet të veprojë disa minuta dhe shpëlahet. Ushqen në thellësi, redukton elektrizimin dhe rikthen butësinë, elasticitetin dhe shkëlqimin.

Cream Like Silk
Ideale për flokë të hollë ose normalë. Aplikohet në flokë të lagur përpara tharjes, pa u shpëlarë. Zgjidh nyjat, mbron nga nxehtësia dhe lehtëson stilimin pa humbur volumin.

Mousse Like Silk
Tundet para përdorimit dhe aplikohet në flokë të larë e të tamponuar, rreth dy masa të vogla për flokë mesatarë. Nuk shpëlahet. Hidraton, kontrollon frizz-in dhe mbron fibrën nga nxehtësia gjatë tharjes.

Oil Like Silk
Aplikohet në sasi të vogël mbi flokë të lagur përpara stilimit ose mbi flokë të thatë në gjatësi dhe maja. Ushqen, disiplinon kaçurrelat, redukton frizz-in dhe dhuron shkëlqim pa efekt yndyror.

18/08/2026

Harrojeni aluminin. Ka një mënyrë tjetër për të dekoloruar. ✨

SHATUSH nga Aldo Coppola sjell në sallon një sistem profesional dekolorimi që kombinon White & Sky Blue Decolorizing me letrat teknike SHATUSH, të përdorura në vend të letrave tradicionale të aluminit.

Formulat e dekolorimit me vajra dhe argjilë janë menduar për një punë më të kontrolluar dhe precize, ndërsa letrat teknike kompletojnë metodën SHATUSH duke i dhënë profesionistit më shumë kontroll gjatë aplikimit.

Më shumë se produkte, është një metodë profesionale pune për parukierët që kërkojnë të çojnë teknikën dhe cilësinë e shërbimit të tyre në një tjetër nivel.

SHATUSH by Aldo Coppola — sepse rezultati fillon gjithmonë nga mënyra si punoni.

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Telephone

Website

Address


Kompleksi Deliorgji
Tirana
1001