ArtskinclinicAlbania

ArtskinclinicAlbania

Share

Klinike dermoestetike menaxhuar nga Farmaciste estetiste me disa vite eksperience ne �

Photos from ArtskinclinicAlbania's post 29/09/2026

Në këtë postim po sjellim për ju disa nga produktet tona të preferuara… dhe janë të preferuarat tona për një arsye. 🤍

I kemi parë rezultatet e tyre nga afër, tek klientët tanë, dhe pikërisht eksperienca jonë me to na ka bërë t’u besojmë dhe t’i zgjedhim vazhdimisht.

Por çdo lëkurë ka nevoja të ndryshme dhe jo çdo produkt është i përshtatshëm për të gjithë. Prandaj, do të përpiqemi t’jua bëjmë më të thjeshtë të kuptoni çfarë bën secili produkt, cili është më i përshtatshëm për ju dhe pse. ✨

Sepse trajtimi i duhur fillon gjithmonë duke kuptuar nevojat e lëkurës suaj. 🤍

Art Skin Clinic — You are a piece of art 🤎

Photos from ArtskinclinicAlbania's post 29/09/2026

🍂 OFERTAT E VJESHTËS NË ART SKIN CLINIC 🍂

Këtë vjeshtë kemi krijuar 3 paketa speciale, të menduara për rigjenerimin e lëkurës, përmirësimin e cilësisë së saj dhe harmonizimin e tipareve. ✨

PAKETA 1 | ULTIMATE SKIN RESET
Profhilo + Sunekos
Hidratim i thellë • bio-remodelling • lifting natyral • përmirësim i zonës së syve • anti-ageing
30,000 LEK → 20,000 LEK

PAKETA 2 | DERMAPEN 4
Dermapen + peeling kimik + maskë + LED 20 min + skin booster mezoterapi full face
200€ → 150€

PAKETA 3 | FACE CONTOURING
Konturim dhe harmonizim i fytyrës me acid hialuronik
Paguaj 2 ml → merr 1 ml FALAS 🤎

Tre paketa, tre mënyra të ndryshme për t’i dhënë fytyrës atë që ka nevojë — nga rigjenerimi dhe hidratimi, te përmirësimi i teksturës dhe konturimi i tipareve.

📩 Rezervimet në DM
ART SKIN CLINIC
You are a piece of art.

29/09/2026

🍂 AUTUMN SKIN RESET OFFER 🍂

Pas verës, lëkura ka nevojë për më shumë se hidratim — ka nevojë për një reset të vërtetë. ✨

Një protokoll i plotë që kombinon:
Dermapen + Peeling Kimik + Maskë + LED Therapy 20 min + Skin Booster Mesoterapi Full Face

Për rigjenerim, hidratim të thellë, përmirësim të teksturës dhe stimulim të kolagjenit. 🤎

200€ → 150€ | Autumn Special Offer 🍂

📩 Rezervo takimin tënd në DM
ART SKIN CLINIC — You are a piece of art.

27/09/2026

A very special moment for aesthetics in Albania. 🇦🇱✨

I’m genuinely happy to see Bocouture officially entering the Albanian market through regulated and verified channels, giving practitioners access to an authentic, established product with proper traceability.

Bocouture has a special place in my professional journey. During my years practising aesthetics in the UK, it was always my first choice of botulinum toxin, and I used it for many years with great confidence and satisfaction.

I have always believed in choosing quality, safety and science over everything else when it comes to the products I use on my patients.

One of the reasons I have always appreciated Bocouture is its highly purified formulation, containing the active neurotoxin without complexing proteins — a characteristic that distinguishes it from some other botulinum toxin formulations.

It feels wonderful to finally see a product I have known, trusted and worked with for years becoming officially available in Albania. 🤍

A positive step forward for medical aesthetics in our country. 🇦🇱✨

20/09/2026

✨ Jo thjesht një facial. Teknologji e avancuar për lëkurën.

Trajtimet faciale Environ përdorin teknologjinë e Iontoforezës – një metodë e veçantë që ndihmon në depërtimin më efektiv të përbërësve aktivë në lëkurë, duke rritur ndjeshëm potencialin e trajtimit.

Përmes një rryme elektrike të kontrolluar dhe të butë, formulat profesionale Environ veprojnë aty ku lëkura ka më shumë nevojë.

Rezultati? ✨
Lëkurë më e hidratuar, më e lëmuar, më vitale dhe me një shkëlqim të dukshëm.

Sepse një facial Environ nuk është thjesht relaks — është kombinimi i shkencës, teknologjisë dhe kujdesit të personalizuar për lëkurën. 🤍

📍 Art Skin Clinic
Na kontaktoni në DM për rezervimin tuaj.

16/09/2026
12/09/2026

A e dini që shpeshherë i ngatërrojmë aknet me problematika të tjera të lëkurës? 👀
Dhe pikërisht ky mund të jetë shkaku pse nuk po arrini të gjeni zgjidhjen e duhur për lëkurën tuaj.

Jo çdo puçërr, skuqje apo teksturë e parregullt është akne. Disa problematika mund të duken shumë të ngjashme, por kërkojnë një qasje dhe trajtim krejtësisht tjetër.

🔎 Disa prej tyre janë:

• Folikuliti – inflamacion i folikulave të qimeve, që mund të shfaqet me puçrra të vogla të kuqe ose pustula.
• Folikuliti nga Malassezia – shpesh quhet gabimisht “akne fungale”; zakonisht puçrrat janë të vogla, të njëtrajtshme dhe mund të kruhen.
• Rosacea – skuqje, ndjeshmëri dhe papula/pustula që mund të ngatërrohen lehtësisht me aknet.
• Dermatiti perioral – puçrra të vogla dhe skuqje, kryesisht rreth gojës, hundës ose syve.
• Dermatiti i kontaktit / irritimi – mund të shfaqet pas përdorimit të produkteve të caktuara dhe të shoqërohet me kruajtje ose djegie.
• Keratosis pilaris – gunga të vogla dhe të ashpra që krijojnë një teksturë jo të njëtrajtshme.
• Milia – kokrriza të vogla, të forta dhe të bardha, që mund të duken si komedone të mbyllura.
• Hiperplazia sebacee – gunga të vogla në ngjyrën e lëkurës ose lehtësisht të verdha.
• Hidradenitis suppurativa – një gjendje inflamatore që shkakton noduse të thella dhe të dhimbshme, zakonisht në zona të caktuara të trupit.

✨ Një nga karakteristikat kryesore të akneve është prania e komedoneve – pikave të zeza ose të bardha. Shumë problematika që duken si akne nuk i kanë ato.

Prandaj, përpara se të provoni vazhdimisht produkte të reja, është e rëndësishme të kuptoni çfarë problematike ka realisht lëkura juaj. Vetëm atëherë mund të ndërtohet një rutinë dhe protokoll trajtimi i përshtatshëm. 🤍

📩 Na kontaktoni në DM për t’ju ndihmuar të kuptoni më mirë nevojat e lëkurës suaj dhe të gjeni kujdesin e duhur për të.

12/09/2026

Çfarë na bën të lumtur? ✨

Ndonjëherë, është thjesht të ndalosh pak…
T’i kushtosh kohë vetes, të relaksohesh dhe të kujdesesh për lëkurën tënde. 🤍

Pas një vere të gjatë, me diell, udhëtime dhe ditë të ngarkuara, ndoshta ajo që na duhet më shumë është pak kohë vetëm me veten dhe për veten.

Një trajtim, një moment qetësie, pak përkujdesje… dhe ajo ndjesia e bukur kur largohesh me një lëkurë më të freskët, më të shëndetshme dhe me më shumë shkëlqim. ✨

Sepse të kujdesesh për veten nuk është luks — është një nga ato gjëra të vogla që na bëjnë të ndihemi mirë. 🤍

Art Skin Clinic

Photos from ArtskinclinicAlbania's post 11/09/2026

Të dashur klientë, 🤍

Pas një mungese të shkurtër, jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë se jemi rikthyer!

Për shkak të një problemi teknik, për një periudhë kohe nuk kemi pasur akses në profilin tonë në Instagram dhe, për këtë arsye, nuk kemi mundur t’u përgjigjemi mesazheve dhe pyetjeve tuaja.

Ju kërkojmë ndjesë për çdo mesazh që ka mbetur pa përgjigje dhe ju falënderojmë për durimin dhe mirëkuptimin. 🤍

Tashmë jemi sërish aktive dhe mezi presim të ndajmë me ju përmbajtje të reja, trajtimet tona dhe, mbi të gjitha, t’u përgjigjemi të gjitha mesazheve dhe pyetjeve tuaja.

Na keni munguar! 🤍
Art Skin Clinic

25/07/2026

Is it too early for some autumn vibes 🍂

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Website

Address


Liqeni I Thate
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ArtskinclinicAlbania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Subscribe

We will notify you when anything happens in Tirana.