Qëndra e Formimit Profesional 4 Tiranë

Qëndra e Formimit Profesional 4 Tiranë

Share

Ne japim zanat! DRFPP-4 ofron trajnime profesionale per te papunet-punekerkues dhe personat qe kerkojne kualifikime te metejshme. http://www.drfpp4.al/

Photos from Qëndra e Formimit Profesional 4 Tiranë's post 22/09/2026

Teknologjia kërkon njohuri. Profesioni kërkon aftësi. 🔧❄️🔥

Në kabinetin profesional të QFPP Nr. 4 Tiranë, kursantët e kursit “Instalim dhe mirëmbajtje e sistemeve ngrohëse-ftohëse” zhvillojnë orët mësimore duke u njohur nga afër me pajisjet, komponentët dhe proceset që lidhen me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve ngrohëse-ftohëse.

Njohuri teknike dhe aftësi praktike që ndërtohen gjatë formimit profesional, për t’u përgatitur për kërkesat e profesionit dhe tregut të punës.

📲 Si aplikohet?

Zgjidh kursin e dëshiruar në platformën e kurseve të formimit profesional në e-Albania dhe plotëso formularin:

https://www.puna.gov.al/profili/punekerkues/kurseFormimProfesional

🔹 Punëkërkuesit e papunë: paraqiten pranë Zyrës Vendore të Punësimit për regjistrimin si punëkërkues të papunë dhe orientimin për kursin.

🔹 Të punësuarit: mund të paraqiten pranë QFPP Nr. 4, Tiranë për informacion dhe procedurën e regjistrimit.

📍 QFPP Nr. 4 Tiranë

AftësiPërPunë MësoNjëProfesion ArsimProfesional

Photos from Qëndra e Formimit Profesional 4 Tiranë's post 22/09/2026

Informim, orientim dhe mundësi të reja për formim profesional. 🎓

Në Shkollën “Arben Broci”, QFPP Nr. 4 Tiranë zhvilloi një aktivitet informues për prezantimin e kurseve të formimit profesional që ofron Qendra.

Të rinjtë dhe të interesuarit u njohën me mundësitë e formimit profesional, kurset e ofruara dhe mënyrën e aplikimit, me qëllim orientimin e tyre drejt një profesioni dhe aftësive të kërkuara në tregun e punës.

📲 Për të aplikuar:
Zgjidh kursin e dëshiruar në platformën e kurseve të formimit profesional në e-Albania dhe plotëso formularin:
https://www.puna.gov.al/profili/punekerkues/kurseFormimProfesional

MësoNjëProfesion AftësiPërPunë Punësim

Photos from Qëndra e Formimit Profesional 4 Tiranë's post 16/09/2026

🧵🪡Praktika i kthen njohuritë në aftësi konkrete për tregun e punës
Kursantet e kursit “Modelim veshjesh për femra” po zhvillojnë praktikën në biznes, duke vënë në zbatim njohuritë dhe teknikat e marra gjatë formimit profesional.

✂️ M***e, modelim, prerje dhe realizim.

📲 Si të aplikoni?
Apliko në e-Albania, në platformën e kurseve të formimit profesional. Zgjidh kursin “Modelim veshjesh për femra” dhe plotëso formularin e aplikimit:
Aplikimi për kurset e formimit profesional

👤 Punëkërkuesit e papunë: paraqiten pranë Zyrës Vendore të Punësimit për regjistrimin si punëkërkues të papunë dhe orientimin për kursin.

👥 Të punësuarit: mund të paraqiten pranë QFPP Nr. 4, Tiranë për informacion dhe procedurën e regjistrimit.

AftësiPërPunë MësoNjëProfesion Punësim

15/09/2026

🧭 Një orë mësimore e hapur, për t’u ndjekur nga afër.

Në QFPP Nr. 4 – Tiranë, kursi “Udhërrëfyes Turistik” zhvilloi një orë të hapur, ku morën pjesë jo vetëm kursantët e grupit, por edhe kursantë nga grupet e tjera, persona të interesuar dhe pjesëtarë të stafit të Qendrës.

🌍 Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndiqnin nga afër zhvillimin e orës, metodologjinë e mësimdhënies dhe ndërveprimin gjatë procesit mësimor.

✨ Një orë e hapur, një përvojë e përbashkët mësimore.

📲 Apliko për kurset e formimit profesional:
https://www.puna.gov.al/profili/punekerkues/kurseFormimProfesional

MësoNjëProfesion

Photos from Qëndra e Formimit Profesional 4 Tiranë's post 15/09/2026

🧸 Të kujdesesh për një fëmijë kërkon më shumë se përkushtim, kërkon përgatitje.

Kursantet e kursit “Kujdestari për Fëmijë” të QFPP Nr. 4 – Tiranë po e plotësojnë formimin e tyre përmes praktikës në biznes, duke e kthyer njohurinë në përvojë reale pune. 🤍

🌱 Një përvojë që zhvillon aftësi, përgjegjshmëri dhe siguri në profesion.

📲 Apliko për kurset e formimit profesional:
https://www.puna.gov.al/profili/punekerkues/kurseFormimProfesional

AftësiPërPunë

Photos from Qëndra e Formimit Profesional 4 Tiranë's post 11/09/2026

🍽️ Gastronomia është më shumë se gatim. Është teknikë, kreativitet dhe standard.

Në QFPP Nr. 4 Tiranë, kursantët e kursit “Kuzhinë” zhvillojnë aftësitë e tyre përmes një procesi ku çdo detaj ka rëndësi, nga përzgjedhja e përbërësve dhe teknikat e gatimit, te kombinimi i shijeve dhe prezantimi i pjatës.

👨‍🍳 Një formim që i jep shije profesionalizmit.

📲 Apliko për kurset e formimit profesional:
https://www.puna.gov.al/profili/punekerkues/kurseFormimProfesional

MësoNjëProfesion

Photos from Qëndra e Formimit Profesional 4 Tiranë's post 11/09/2026

🤝 Tryezë e përbashkët për fuqizimin dhe integrimin profesional

Në ambientet e QFPP Nr. 4, Tiranë, u zhvillua një tryezë e përbashkët në bashkëpunim me Zyrën e Punës, me fokus nxitjen e bashkëpunimit dhe krijimin e më shumë mundësive për integrimin profesional të grave dhe vajzave të mbijetuara të dhunës.

Takimi u zhvillua në kuadër të projektit “Tirana – Qytet Mikpritës për Riintegrimin e Grave Mbijetuese të Dhunës”, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e formimit profesional, orientimit drejt punësimit dhe fuqizimit ekonomik si hapa të rëndësishëm drejt një riintegrimi të qëndrueshëm.

📌 Përmes bashkëpunimit institucional, synojmë të afrojmë më shumë mundësi, informacion dhe mbështetje pranë grave dhe vajzave që kanë nevojë për një fillim të ri.

Riintegrim MundësiPërPunësim AftësiPërPunë Tiranë

Photos from Qëndra e Formimit Profesional 4 Tiranë's post 10/09/2026

💻✨ Në vijimësi të kursit “Web Dizajn”…

Në ambientet e Shkollës Profesionale Kamëz, kursantët vijojnë orët mësimore, duke zhvilluar aftësi në dizajnimin, strukturimin dhe krijimin e faqeve web.

🎨 Kreativitet
💻 Teknologji
🌐 Aftësi digjitale

🚀 Një hap më shumë drejt botës së profesionit digjital.

📲 Apliko tani për kurset e formimit profesional:
https://www.puna.gov.al/profili/punekerkues/kurseFormimProfesional

MësoNjëProfesion

Photos from Qëndra e Formimit Profesional 4 Tiranë's post 10/09/2026

🚘⚙️ Njohuri që marrin formë në praktikë.

Në orët mësimore të kursit “Automekanikë”, në ambientet e Shkollës Profesionale Kamëz, kursantët njihen nga afër me sistemet, komponentët dhe teknikat bazë të mirëmbajtjes së automjeteve.

🔧 Mësojnë
⚙️ Eksplorojnë
🛠️ Praktikojnë

🎯 Hap pas hapi, drejt një profesioni të kërkuar.

📲 Apliko tani për kurset e formimit profesional:
https://www.puna.gov.al/profili/punekerkues/kurseFormimProfesional

AftësiPërPunë

03/09/2026

👨‍🍳🍴 Shije që mësohen, aftësi që mbeten!

Një vështrim nga ora mësimore e kursit “Kuzhinë” në QFPP Nr. 4 – Tiranë, ku kursantët sjellin në çdo pjatë teknikë, kreativitet dhe pasion. ✨

🥘 Përgatitje
🔪 Teknikë
🍽️ Prezantim
🔥 Pasion për gastronominë

👩‍🍳 Nëse edhe ti e sheh kuzhinën si më shumë se një pasion, bëje profesionin tënd!

📲 Apliko tani për kurset e formimit profesional:
https://www.puna.gov.al/profili/punekerkues/kurseFormimProfesional

AftësiPërPunë

Want your business to be the top-listed Nail Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Telephone

Address


BUlica "Bajram Curri" Pranë Shkollës "Besnik Sykja"
Tirana
1020

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 09:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00