Allure Beauty
Këto produkte koreane garantojnë bukurinë e përjetshme dhe përshtaten me çdo lloj lëkure.
Allure Beauty është një klinikë e mjekësisë estetike dhe distributor ekskluziv në Shqipëri i markave më prestigjoze koreane: Ronas, Merikit, Bellmona dhe Or‘Jade.
What if the future of skin… is already here?
Diçka po vjen në ALLÚRE.
Jo thjesht një teknologji e re.
Jo një tjetër pajisje estetike.
Por diçka që deri dje dukej sikur as nuk ishte imagjinuar ende të krijohej.
Një teknologji që ndryshon mënyrën se si kemi menduar deri më sot për lëkurën, rigjenerimin dhe kohën.
Dhe ndoshta… edhe vetë kuptimin e anti-aging.
Unë kam filluar ta mendoj ndryshe.
Not Anti-Aging.
Longevity Skincare.
Something extraordinary is coming to ALLÚRE.
And skin technology may never feel the same again.
12/08/2026
Vithet e rrumbullakëta nuk duhen vetëm në verë! Ato duhen gjatë gjithë kohës.
Filler-i i vitheve nuk synon thjesht volum. Kur realizohet me teknikën e duhur, ai harmonizon proporcionet e trupit, definon konturin dhe krijon një strukturë më të bukur e më elegante.
Dhe rezultati nuk shihet vetëm në poza perfekte.
Shihet në përditshmëri: kur ecën, kur ulesh, në mënyrën si bie një fustan mbi trup.
Në Allure Beauty, trajtimi fillon gjithmonë nga anatomia dhe proporcioni individual. Nuk ndjekim idenë “sa më shumë volum, aq më mirë”. Synimi ynë është forma e duhur, në vendin e duhur, për trupin e duhur.
Profesionalizmi qëndron pikërisht këtu: në vlerësimin anatomik, përzgjedhjen e materialit, teknikën e aplikimit dhe mbi të gjitha, në respektimin e sigurisë dhe harmonisë natyrale të trupit.
Jo thjesht më shumë volum.
Më shumë formë. Më shumë proporcion. Një siluetë që vishet bukur.
08/08/2026
Rimodelimi i nofullës — Jamber + Filler
Një profil harmonik nuk ka të bëjë vetëm me një figurë më të theksuar të nofullës, por me mënyrën se si ajo harmonizohet me çdo strukturë të fytyrës.
JAMBER vepron si biostimulator, duke mbështetur procesin e neokolagjenezës dhe stimulimin gradual të kolagjenit, për të përmirësuar strukturën dhe konturin e fytyrës në mënyrë progresive.
Në kombinim me filler-in, krijohet një qasje më e plotë: JAMBER kontribuon në lifting, përmirësimin e strukturës dhe definimit, ndërsa filler-i përdoret për të rikthyer ose krijuar volum aty ku nevojitet. Rezultati? Një jawline i përkryer, dhe një profil më estetik e natyral.
Sepse harmonizimi i profilit nuk kërkon të ndryshosh fytyrën — kërkon të theksosh atë që tashmë e bën të bukur.
06/08/2026
Një profil më harmonik nuk kërkon gjithmonë ndryshime drastike. Ndonjëherë mjafton modelimi i duhur i nofullës për të transformuar të gjithë balancën e fytyrës.
Me aplikimin e saktë të filler-it në jawline, krijohen konture më të pastra, një linjë nofulle më e definuar dhe një profil i ri që ruan plotësisht natyralitetin. Çdo pikë injektimi vendoset me precizion për të respektuar anatominë e fytyrës dhe për të theksuar tiparet tuaja, jo për t’i ndryshuar ato.
Në Allúre Beauty besojmë se estetika më e bukur është ai trajtim i rafinuar, i personalizuar, i cili sjell një harmoni të re e fytyrës. Rezultati është një profil më elegant, më i strukturuar dhe një pamje e re që duket sikur ka qenë gjithmonë pjesë e juaja.
Ju mirëpresim për konsultën tuaj të rradhës pranë klinikës sonë! 💙
Sekreti i një lëkure që rrezaton qëndron tek përkujdesja dhe vëmendja e duhur që i jepet ✨
Eksfolimi dhe pastrimi i thellë janë hapat që i lejojnë lëkurës të marrë frymë, të përthithë përbërësit aktivë dhe të zbulojë një glow të vërtetë, që vjen nga një lëkurë e shëndetshme. Në Allure Beauty, këtë proces e kombinojmë me dermokozmetikën premium koreane, me linja nga kompania nr. 1 e lëndës së parë në botë për këtë fushë.
Nëpërmjet përdorimit të produkteve me cilësinë më të lartë, lëkura juaj nuk ka si mos të dalë e shndritshme dhe krejtësisht e shëndetshme. Sepse kur një pastrim profesional shoqërohet me produktet e duhura, rezultatet nuk janë thjesht të dukshme, por transformuese.
Një lëkurë e pastër. Një rutinë e zgjedhur me kujdes. Një glow që flet vetë.
27/07/2026
Pas çdo lëkure të pastër dhe të rigjallëruar qëndron një trajtim i avancuar dhe i mirëmenduar për të!
Në Allure, pastrimi i thellë i fytyrës nuk është një proces mekanik dhe uniform për çdo pacient. Është një trajtim i kujdesshëm dhe i personalizuar për problematikën dhe llojin e lëkurës, i cili bazohet në pastrimin manual të papastërtive në lëkurë, me precizion dhe përkujdesje, si dhe përdorimin e produkteve premium dermo-kozmetike koreane të cilat i përshtaten lëkurës suaj.
Nëpërmjet këtij procesi, rezultatet shihen qartë; nga një lëkurë e ngarkuar, plot papastërti dhe komedone, kemi një fytyrë të pastër dhe të revitalizuar!
Ju presim në Allure për konsultën dhe pastrimin tuaj të thellëe të personalizuar 💙
25/07/2026
Prej më shumë se 8 vitesh, në klinikën tonë insistojmë që masazhi limfatik të mos shihet thjesht si një trajtim relaksues, por si një nga procedurat më të rëndësishme për mirëqenien dhe funksionimin optimal të të gjithë organizmit.
Sistemi limfatik është mekanizmi natyror i pastrimit të trupit. Ai transporton lëngjet limfatike, eliminon toksinat, produktet e mbetjeve metabolike, proteinat e tepërta, inflamacionin dhe mbështet vazhdimisht sistemin imunitar. Ndryshe nga sistemi i qarkullimit të gjakut, sistemi limfatik nuk ka një “zemër” që ta pompojë limfën. Ai varet nga lëvizja e trupit dhe stimulimi mekanik për të funksionuar në mënyrë efikase.
Kur qarkullimi limfatik ngadalësohet, organizmi fillon të mbajë lëngje, toksina dhe produkte inflamatore, duke krijuar fryrje, ndjesi rëndese, lodhje kronike, celulit më të theksuar dhe një rigjenerim më të ngadaltë të indeve. Për këtë arsye, stimulimi i sistemit limfatik nuk është vetëm një procedurë estetike, por një mbështetje e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm.
Masazhi limfatik ndihmon në:
* Aktivizimin e qarkullimit limfatik dhe eliminimin e toksinave.
* Reduktimin e edemave dhe mbajtjes së lëngjeve.
* Përmirësimin e mikroqarkullimit dhe oksigjenimit të indeve.
* Uljen e proceseve inflamatore.
* Mbështetjen e sistemit imunitar.
* Përshpejtimin e rikuperimit pas ndërhyrjeve kirurgjikale dhe procedurave estetike.
* Përmirësimin e cilësisë së lëkurës dhe reduktimin e celulitit.
* Rritjen e ndjesisë së energjisë dhe mirëqenies së përgjithshme.
Në Allure, ne besojmë se çdo trajtim është shumë më efektiv kur organizmi funksionon në ekuilibër. Një trup që eliminon në mënyrë efikase toksinat reagon më mirë ndaj trajtimeve estetike, rigjenerohet më shpejt, prodhon më mirë kolagjen, redukton inflamacionin dhe ruan rezultatet për një kohë më të gjatë.
Prandaj, prej 8 vitesh vazhdojmë ta rekomandojmë masazhin limfatik si pjesë të filozofisë sonë të trajtimit: fillimisht kujdesemi për shëndetin e organizmit dhe më pas për bukurinë, sepse bukuria e vërtetë është gjithmonë pasqyra e një trupi që funksionon në mënyrë optimale.
24/07/2026
Bukuria e fillerit të vitheve nuk matet me volum, por me krijimin e një siluete natyrale dhe ndryshimit të strukturës së lëkurës.
Kjo procedurë shkon përtej modelimit të kontureve. Ajo ndihmon në krijimin e një tranzicioni natyral trupor, duke korrigjuar zonat ku mungon volumi dhe duke i dhënë trupit një pamje më harmonike dhe estetike.
Por vlera e saj nuk ndalet këtu. Përveç përmirësimit të formës, filleri i vitheve mundëson një pamje të re të lëkurës që e rrethon, duke përmirësuar strukturën dhe pamjen e saj në zonat që duken të fundosura, të varura ose me teksturë të pabarabartë. Kështu arrihet jo vetëm një siluetë më estetike, por edhe një lëkurë më e fortë, më e lëmuar dhe me pamje më të re.
Sepse rezultati më i bukur nuk është vetëm një formë e bukur, por edhe lëkura që reflekton një vitalitet të ri!
Kemi kënaqësinë e shtimit të një mjeku të ri në ekipin Jamber!
Dr. Elda Ziu u drejtua sot në Allúre për të mësuar mbi Jamber dhe aplikimin e tij në zona të ndryshme të fytyrës. I vetmi trajtim pa efekte anësore që rigjeneron rrënjësisht strukturën e lëkurës nëpërmjet neokolagjenezës.
Allúre Beauty ka trajnuar prej kohësh mjekë të apasionuar të fushës estetike nga shumë vende të ndryshme, duke përfshirë Rumani, Itali, Angli, Zvicër, Gjermani e Serbi. Kemi gjithnjë kënaqësinë e shpërndarjes së Jamber tek mjekë dhe klinika të tjera, për të patur pacientë që kthehen, me rezultate fantastike.
Tashmë Jamber e gjeni edhe në Lushnjë pranë Elderma by Elda Ziu!
Mesoterapia nuk është thjesht injektim…Është art, në formën e rigjenerimit!
Krijimi i këtyre papulave është bërë nëpërmjet mesoterapisë Rejuran, i cili rigjeneron dhe riparon lëkurën, duke e hidratuar dhe rritur elasticitetin e saj. Aplikimi i produktit mund të krijojë edhe një siluetë artistike, nëpërmjet bashkimit të estetikës dhe injektimit mjekësor me precizion dhe profesionalizëm.
Ju mirëpresim pranë klinikës sonë. 💙
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Rruga Resh*t Çollaku
Tirana
1001
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 20:00 |
| Tuesday | 09:00 - 20:00 |
| Wednesday | 09:00 - 20:00 |
| Thursday | 09:00 - 20:00 |
| Friday | 09:00 - 20:00 |
| Saturday | 09:00 - 20:00 |