Flu Nails Estetic
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Flu Nails Estetic, Nail salon, Institut, Tirana.
PROGRAM I PERSONALIZUAR: 5 DITË INTENSIVE
Një element kyç i këtij kursi është mundësia që çdo pjesëmarrëse të përzgjedhë tematika specifike ku dëshiron të fokusohet. Gjatë këtyre 5 ditëve, ne do të punojmë konkretisht mbi pikat tuaja më të dobëta dhe vështirësitë që hasni gjatë punës së përditshme me klientët,
Struktura e kursit:
3 Ditë Përmirësim Teknike: Fokus i plotë te arkitektura (Dual Form, Tipsa, dhe Letër.
French-i në këmbë: Teknika më e kërkuar e vitit
2 Ditë Dizajne (DHURATË): Mjeshtërim i Watercolor, One Stroke dhe 3D Plastelinë.
Dhuratë shtesë:
Libri Dixhital prej 150 faqesh që do ta keni si udhëzues të përhershëm në karrierën tuaj.
Ky program ofrohet me çmimin më konkurrues në treg për të mbështetur rritjen tuaj profesionale.
Për regjistrime, shkruani “KURS” në koment ose na kontaktoni në DM.
11/02/2026
“Femërore, e butë dhe shumë classy 🌸
A do ta zgjidhje këtë set?
DM për rezervim.”
09/02/2026
Zgjerim shërbimesh ✨
Ne sallon ofrojmë edhe shërbimin e qerpikëve, në bashkëpunim me një profesioniste të dedikuar.
Punë e pastër, produkte profesionale,rezultat natyral dhe kujdes maksimal për sytë 🤍
📩 Për informacion & rezervime, na shkruani në DM.
05/02/2026
04/02/2026
3D nail art – punë artistike.
Gjatë kursit trajtohen bazat teorike dhe praktika reale, të ndërtuara për të krijuar aftësi pune, jo thjesht njohuri.
🔹 Anatomi & fiziologji
Njohja e strukturës së thoit dhe lëkurës, funksioni i tyre dhe si ndikon puna jonë në shëndetin e klientit.
🔹 Dezinfektim & sterilizim profesional
Procedura të sakta higjiene dhe përdorimi korrekt i autoklavës, sipas standardeve të sigurisë në sallon.
🔹 Manikyr profesional
Manikyr bazë, manikyr rus, përgatitje e saktë e thoit dhe kutikulës për çdo lloj shërbimi.
🔹 Manikyr xhel & BIAB
Aplikim korrekt, ndërtim i butë, rezistencë dhe estetikë pa dëmtime.
🔹 Zgjatim thonjsh
Teknika të ndryshme:
– Zgjatim me tips
– Zgjatim me letër (form)
– Dual form
Ndërtim forme, apex dhe balancë sipas dorës reale të klientit.
🔹 Mbushje & rimbushje
Korrigjim profesional i rritjes, riparime dhe mirëmbajtje e punës ekzistuese.
🔹 Trajtim i këmbëve & pedikyr
Pedikyr estetik dhe trajtim bazë, me fokus në higjienë, rehati dhe siguri për klientin.
🔹 Praktikë me klient REAL
Punë reale, jo kukull.
Çdo hap shpjegohet dhe korrigjohet gjatë praktikës.
🔹 Menaxhim klienti & organizim pune
Ritmi i punës, komunikimi me klientin dhe standardet e një shërbimi profesional.
⸻
📕 Kursi shoqërohet me libër profesional 140 faqe, në formë digjitale,
i ndërtuar hap pas hapi, për t’u përdorur edhe pas përfundimit të kursit.
Ky kurs është për ata që duan të dinë realisht të punojnë,
jo vetëm të marrin një certifikatë.
📩 Na shkruaj për informacion.
Thonj & qerpikë në një seancë
Kurse kohë ⏱️
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Website
Address
Institut
Tirana
1001