The Elixir Clinic
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from The Elixir Clinic, Health/Beauty, Tirana.
10/08/2026
Biostimuluesit nuk janë thjesht një tjetër trend bukurie.
Janë një investim në cilësinë e lëkurës — duke stimuluar proceset natyrale të saj për më shumë elasticitet, hidratim dhe një pamje më të freskët.
Sepse kremrat mund t’i ndërrosh çdo muaj.
Trendet mund të ndryshojnë çdo sezon.
Por lëkura jote është investimi që e mban çdo ditë.
Mos investo vetëm te ajo që duket bukur sot.
Investo te lëkura që do të kesh nesër. 🤍
•••
some beginnings are hidden in the shadows.
THIS IS FOR KIDA&INA
29/07/2026
kjo është mënyra jonë për të shprehur vlerësimin për besimin tuaj, për një nga gjërat më të rëndësishme që është LËKURA & TRUPI.
…we love love love YOU🙌🏼
nga ELIXIR CLINIC
27/07/2026
A e dini se triliona baktere jetojnë brenda organizmit tuaj dhe ndikojnë çdo ditë në shëndetin e lëkurës?
Mikrobioma e zorrëve luan një rol shumë më të madh sesa mendohej më parë. Kur është në ekuilibër, ajo ndihmon në rregullimin e inflamacionit, mbështet sistemin imunitar dhe kontribuon në një barrierë më të fortë të lëkurës.
Kur ky ekuilibër prishet, mund të shfaqen ose përkeqësohen probleme si:
• Rozacea
• Aknet
• Ndjeshmëria e lëkurës
• Inflamacioni kronik
Lëkura e bukur nuk fillon vetëm nga kremrat – ajo fillon edhe nga ajo që ndodh brenda organizmit.
•••
21/07/2026
Surprize✨shorteu fatit i cili ju ofron ulje nga 15% deri në 35% pas çdo trajtimi që merrni.
Shorteu nis nesër dhe përfundon në Gusht☀️
••••
15/07/2026
Celuliti është një gjendje shumë e zakonshme e lëkurës dhe trajtimi i tij kërkon një qasje të personalizuar. Kombinimi i Mezoterapisë Anticelulit me EMTONE®️ Body synon faktorët kryesorë që ndikojnë në pamjen e celulitit, duke ndihmuar në përmirësimin e teksturës, tonusit dhe cilësisë së lëkurës.
✨ Lëkurë më e lëmuar.
✨ Pamje më uniforme.
✨ Rezultate graduale me një protokoll të përshtatur për nevojat tuaja.
Rezervoni konsultën tuaj dhe zbuloni planin e duhur të trajtimit për këtë verë.
📍 Elixir Clinic
📞 Kontaktoni për më shumë informacion ose për të rezervuar një takim.
•••
05/07/2026
Lëkurë e lirshme apo humbje vëllimi? Zgjidhja nuk është gjitjmonë e njëjtë.✨
•••
Jo çdo biostimulator vepron në të njëjtpn mënyrë.
🧬CALCIUM HYDROXYPATITE - stimulon prodhim natyral të kolagjenit dhe elastinës, duke përmirësuar gradualisht cilësinë, fortësinë dhe tonusin e lëkurës ne rezultate natyrale dhe afatgjata.
🧬Acidi Polilaktik rikthen volumin e humbur, permirëson konturet, shtrëngon qafën dhe dekolten
•••
Në shumë raste rezultatet më të mira arrihen kur kombinohen dy biostimulatorët, sipas një protokolli të personalizuar plr të rikthyer një herë volumin dhe më pas për të përmirësuar cilësinë dhe tonusin e lëkurës.
•••
29/06/2026
Kur po hulumtonin se cilat pajisje të sillnim në klinikë, dëshironim diçka që të mund të trajtonte shumicën e problemeve të lëkurës që shohim çdo ditë, të jepte rezultate vërtet të mira dhe ta bënte këtë me kohë minimale rikuperimi.
Kjo është një nga arsyet kryesore pse zgjodhëm BBL (BroadBand Light) HEROic dhe lazerin MOXI.
Ato funksionojnë shumë mirë së bashku, sepse trajtojnë aspekte të ndryshme të lëkurës. BBL HEROic është i shkëlqyer për pigmentimin, skuqjen dhe dëmtimet nga dielli, ndërsa MOXI ndihmon në përmirësimin e teksturës, tonit dhe cilësisë së përgjithshme të lëkurës. Kur përdoren së bashku, janë një nga kombinimet më të mira që kemi gjetur për trajtimin më të plotë të lëkurës dhe për të arritur një pamje më të pastër, më të freskët dhe më uniforme.
Kjo është gjithashtu një nga arsyet pse ky kombinim është bërë kaq i përdorur, përfshirë edhe nga të famshëm dhe specialistë të lëkurës. Sipas mendimit tonë, është një nga kombinimet “standardi i artë” për rigjallërimin e lëkurës dhe është i lehtë për shumicën e pacientëve ta përshtatin me jetën e përditshme.
•••
Trupi yt meriton më të mirën🫶🏼
Kombinimi perfekt për një trup më të tonifikuar, më të lëmuar dhe më të formësuar: EmTone + Exion Body + Mesoterapia Anticelulit 🤍
🔸 EmTone
Ndihmon në reduktimin e celulitit, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe stimulon prodhimin e kolagjenit për një pamje më të shtrënguar dhe uniforme.
🔸 Exion Body
Teknologji inovative që ndihmon në shkrirjen e yndyrës lokale dhe tonifikimin e trupit, duke përmirësuar konturet dhe teksturën e lëkurës.
🔸 Mesoterapia Anticelulit
Vepron direkt në zonat problematike duke ndihmuar në drenazhimin, reduktimin e depozitave yndyrore dhe zbutjen e “orange peel skin”.
✨ Pse duhen kombinuar?
Sepse çdo trajtim vepron në një nivel të ndryshëm:
✔️ redukton celulitin
✔️ tonifikon dhe shtrëngon lëkurën
✔️ ndihmon në reduktimin e yndyrës lokale
✔️ përmirëson qarkullimin dhe drenazhimin
Rezultati? Një trup më i formësuar, lëkurë më e lëmuar dhe rezultate më të dukshme së bashku 💫
Çdo lëkurë është unike – dhe për këtë arsye meriton kujdes të personalizuar. ✨
Ndjekja e një protokolli të përshtatur sipas problematikave specifike të lëkurës nuk është luks, por domosdoshmëri. Një rutinë e duhur ndihmon në trajtimin efektiv të akneve, njollave, dehidratimit apo shenjave të plakjes, duke shmangur përkeqësimin e tyre.
Kur trajtimi është i personalizuar, rezultatet janë më të shpejta, më të sigurta dhe afatgjata. Kujdesi i drejtë sot, është investimi më i mirë për një lëkurë të shëndetshme nesër. 💆♀️
•••
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Telephone
Website
Address
Tirana