EMAR Dental Clinic

EMAR Dental Clinic

Share

Shëndeti oral është shumë i rëndësishëm, besojani atë profesionistëve!

06/10/2026

Mënyra më e bukur për t’i kujtuar vetes sa e rëndësishme jeni, është të mos harroni kujdesin ndaj shëndetit dhe buzëqeshjes suaj. 🩷🌸

Përgjatë gjithë muajit Tetor, përfitoni 40% ulje në shërbimet e Pastrimit Profesional dhe Zbardhimit të Dhëmbëve.
Sepse buzëqeshja juaj është forca juaj — dhe ju meritoni gjithmonë më të mirën. 🤍✨

Photos from EMAR Dental Clinic's post 30/09/2026

Kur shëndeti dhe precizioni mjekësor bëhen bashkë, buzëqeshja shndërrohet në aksesorin tuaj më të bukur. 📐🦷

27/09/2026

Kërcitja apo shtrëngimi i dhëmbëve gjatë natës nuk është thjesht një zakon, por një problem klinik që dëmton strukturën tuaj dentare. ⚙️

Bruksizmi shkakton gërryerje të smaltit, krisje, ndjeshmëri të lartë dhe çbalancim të artikulacionit temporomandibular (ATM).

Zgjidhja fillon me një diagnozë të saktë dhe mbrojtje të dedikuar me bite mbrojtës. 🛡️

25/09/2026

Nuk ka nevojë për zoom për të parë atë që e dëshmon shëndeti i mishrave të dhëmbëve çdo ditë: ne e dimë që ti nuk përdor fill dentar! 😉

Edhe pse duket si një detaj i vogël, mospërdorimi i tij lë pa pastruar rreth 40% të sipërfaqes së dhëmbëve, duke u bërë shkaku kryesor i kariesit ndërdentar dhe gjakderdhjes së mishrave.

Bëji një Zoom rutinës tënde dhe shto fillin dentar çdo ditë. 🦷✨

23/09/2026

Sekreti qëndron te ndërthurja e saktë mes kirurgjisë dhe estetikës. 📐✨

Në këtë rast, filluam nga poshtë: vendosja e implanteve riktheu stabilitetin e munguar dhe funksionalitetin e plotë të nofullës së poshtme.

Më pas, përmes korrigjimeve estetike dhe procedurës së zbardhimit, i dhanë të gjithë harkut një pamje të harmonizuar, të freskët dhe krejtësisht natyrale.

22/09/2026

Tërheqja e mishrave të dhëmbëve nuk është thjesht çështje estetike, por humbje e indit mbrojtës që ekspozon rrënjën e dhëmbit dhe rrit ndjeshmërinë. ⚠️

Nëse nuk lidhet me faktorë gjenetikë, recesioni gingival mund të shmanget lehtësisht duke ndjekur këto hapa klinikë:

✅ Përdorni furçë me fibra të buta : Mënyra se si i lani dhëmbët ka rëndësi. Mënjanoni larjen horizontale me presion të fortë dhe përdorni lëvizje vertikale nga mishrat drejt dhëmbit.

✅Kujdes nga Bruksizmi (këcitja e dhëmbëve): Presioni i tepërt gjatë natës dëmton strukturën mbështetëse. Përdorimi i një bite-i mbrojtës parandalon tërheqjen nga mbingarkesa.

✅Trajtoni gurëzat në kohë: Grumbullimi i gurëzave krijon inflamacion kronik (gingivit). Pastrimi profesional çdo 6 muaj mbron mishrat nga tërheqja graduale.

Mbrojtja e indit gingival fillon me zakonet e duhura të përditshme. 🩺✨

Photos from EMAR Dental Clinic's post 16/09/2026

Për pacienten realizuam zëvendësimin e dhëmballëve me implante, mbushje estetike dhe zbardhim. Zgjidhëm funksionalitetin dhe i rikthyem pamjen e freskët që kërkonte.
Buzëqeshja e saj në fund thotë gjithçka! 🤍

14/09/2026

Erdhi pas 2 vitesh për kontroll dhe e vumë menjëherë në provë... me një mollë! 🍎 biting test 100% i kaluar!

Sepse te Emar Dental, buzëqeshja nuk është vetëm për rezultate estetike por: duhet të jetë plotësisht funksionale për jetën reale! 🦷💪

12/09/2026

E thjeshtë. Provo përsëri 🪥✨

Photos from EMAR Dental Clinic's post 11/09/2026

Kushdo që përballet me probleme të ndërlikuara dentare e di mirë se si ato ndikojnë jo vetëm në shëndet, por në çdo moment të përditshëm — nga mënyra se si ushqehesh, te liria për të qeshur pa siklet.

Ky rast rehabilitimi total është provë e asaj që arrihet kur puna kirurgjikale dhe ajo estetike kombinohen me precizion. Përmes një planifikimi të detajuar klinik, rikthyem balancën e plotë të nofullës, funksionalitetin e kafshimit dhe një estetikë plotësisht natyrale.

Transformimi më i madh nuk është thjesht ai që shihet në pamje, por ndjesia e lirisë dhe vetëbesimit që do të shoqërojë çdo ditë në vazhdim. 🤍

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Telephone

Website

Address


Rruga Skender Luarasi
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when EMAR Dental Clinic posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Subscribe

We will notify you when anything happens in Tirana.