MIKI'S STYLE

MIKI'S STYLE

Share

NATURAL, FRESH,,,,NICE ......MIKI'S STYLE.

19/08/2026

Delphibrows Marinela Halilaj

Delphibrows – teknika për një vetull sa më natyrale, për ju që dëshironi atë pamjen e vetullës së dikurshme… sikur të mos e kish*t prekur kurrë. 🤍

Ajo vetull e butë, e pastër dhe e freskët që të rikthen pamjen e rinisë.

Dhe më e bukura?
Kur të shohin dhe të thonë: “Sa bukur dukesh!”
Pa e kuptuar fare se çfarë ke bërë. ✨

Sepse natyralja nuk bërtet… thjesht të bën të dukesh më bukur.

17/08/2026

Hairstrokes mbi një punim të vjetër 🤍

Edhe pse kishte një tattoo të vjetër, kjo nuk e pengoi realizimin e një punimi të ri Hairstrokes.

Ndryshuam formën, i dhamë më shumë plotësi portretit dhe zgjodhëm një nuancë të përshtatur posaçërisht për të, duke ruajtur sa më shumë natyralitetin.

Nuk ishte thjesht një ndryshim vetullash…
Ishte një ndryshim i vogël për t’u parë më bukur dhe, mbi të gjitha, për t’u ndjerë më mirë me veten. ✨

15/08/2026

Te gjithe duam natyrale , perfekte , pa ekzagjeruar ... e zgjedhim hairstrokes "delphibrows" .
Ia vlen , i ka dhene provat , nuk ka nevoje per diskutim , tashme po mbulon tere industrine e pmu ... te pres vetem ty 📞00355682234765

09/08/2026

06/08/2026

Marinela Halilaj
Ndonjëherë mjafton vetëm një prekje e lehtë për të ndryshuar të gjithë shprehjen e fytyrës. Eshtë punuar pak ne të gjithë vetullën, dhe rezultati mbetet natyral, i butë dhe harmonik. Ky është ndryshimi mes të punuarit “mbi vetullën” dhe të punuarit “për fytyrën”. Kur respektohen tiparet, rezultati nuk bërtet… thjesht duket perfekt.

04/08/2026

Marinela Halilaj
Prej kaq vitesh përvoje me teknikën Hairstrokes, nuk them më “mendoj”, sepse kjo nuk është më një çështje diskutimi. Sot flas me bindje, bazuar në rezultatet që kam parë ndër vite.

Hairstrokes është teknika që po sjell revolucion në PMU. Një teknikë që respekton lëkurën, ruan natyralitetin dhe ofron rezultate të shkëlqyera edhe me kalimin e kohës.

Jo më vetulla gri. Jo më nuanca blu. Larg lazerit.

Thjesht vetulla të bukura, elegante dhe natyrale… ashtu siç duhet të jenë

02/08/2026

Marinela Halilaj Miki Art Painting
“Mes Stuhisë”

Ajo nuk i kthen shpinën botës, por së shkuarës. 🔥

Poshtë saj, uji rrotullohet në një vorbull të fuqishme, duke mbartur kujtime, dhimbje dhe gjithçka që koha nuk mundi ta shuajë. Përballë tij shpërthejnë nuancat e zjarrit – simbol i pasionit, zemërimit, rilindjes dhe dritës që lind pas errësirës.🌊

Mes tyre qëndron ajo. As viktimë e dallgëve, as rob i flakëve. Gruaja që ka kuptuar se forca nuk qëndron te mungesa e plagëve, por te aftësia për t’i kthyer ato në dritë.

Kjo pikturë është një rrëfim për shpirtin femëror: një shpirt që di të rrjedhë si uji, të digjet si zjarri dhe, pavarësisht gjithçkaje, të mos humbasë kurrë veten. Sepse ka stuhi që nuk vijnë për të na shkatërruar, por për të zbuluar versionin më të vërtetë të vetes sonë.

30/07/2026

Marinela Halilaj

Sigurisht që në buzë të mbushura me pak filler, ngjyra duket perfekt dhe buza merr një tjetër pamje. ✨

Por kur buzët janë shumë të holla, absolutisht nuk sugjeroj të dilet jashtë konturit natyral vetëm me ngjyrë. Të bësh buzët me laps nuk është aspak e njëjta gjë me tatu jashtë konturit natyral.

Në raste të tilla, unë do të sugjeroja fillimisht pak filler dhe më pas ngjyrë.

Rezultati? Do të jetë YLL. ✨💋
Ju mirepres 0682234765

30/07/2026

Lipcolor 🫦🫦

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Website

Address


Tirana