Meri Aesthetic

Meri Aesthetic

Share

#kurse
#microblading
#PowderBrows
#eyelinertattoo
#lipspigmentation
#kursepmu
#browlamination
#pastrimvetullashmepe
#lashlifting
#lyerjevetulle

12/08/2026

Microblading + Shfomim ✨
Vetulla natyrale, të buta dhe të përshtatura bukur me tiparet e fytyrës.

10/08/2026

Yll, o Meri! Ku paskam qenë deri tani? 😍
Lamination i vetullave te Meri Aesthetic 🤍✨

Vetulla më të rregulluara, më të plota në pamje dhe me një formë të bukur e të përcaktuar, pa humbur natyralitetin. ✨
Një trajtim që i jep vetullave pamje të kuruar dhe të freskët çdo ditë. 🤍

10/08/2026

Nga Italia, me besim tek duart e mia. 🇮🇹🤍
Faleminderit që më zgjodhe për buzët e tua. ✨💋

14/07/2026

Çdo vetull meriton një mundësi të dytë. 🤍✨
Kjo zonjë erdhi tek unë për të korrigjuar një punim të realizuar vite më parë në një studio tjetër. Me teknikën Powder Brows, arritëm një rezultat natyral, harmonik dhe në përputhje me tiparet e saj.
Lumturia dhe buzëqeshja e klientes janë shpërblimi më i bukur për punën time. Mirënjohëse për besimin! 🥰🙏

13/07/2026

Pas Lash Lift-it dhe pastrimit të vetullave, klientja ime e embel më tha:
Meri, të kam thënë… do plakemi bashkë.
Të të kemi sa malet!🥹🙏

Nuk ka shpërblim më të bukur se besimi dhe dashuria e klienteve të mia.
Faleminderit nga zemra për çdo fjalë të mirë dhe për besimin që më dhuroni çdo herë.
Ju vlerësoj pa masë! 🤍

12/07/2026

🇫🇷 Nga Franca në Meri Aesthetic për një transformim të bukur! ✨

Kjo zonjë erdhi për të korrigjuar vetullat e saj dhe zgjodhi teknikën Powder Brows. Rezultati? Vetulla natyrale, të harmonizuara me tiparet e fytyrës dhe, mbi të gjitha… një kliente shumë e kënaqur. 🤍

Besimi juaj është motivimi im më i madh. Faleminderit që më zgjidhni, edhe kur vini nga larg. Mirë se vini gjithmonë! 🌷

09/07/2026

Sot analizuam transformimin e një klienteje, e cila erdhi në sallon sepse kishte nevojë për plotësimin e vetullës nga mesi deri në fund.

Siç mund ta shihni, vetëm fillimi i vetullës ishte i plotë, ndërsa pjesa tjetër ishte e hollë, pa formë dhe me një hark që nuk i përshtatej fizionomisë së fytyrës.

Klientja i kishte pastruar vazhdimisht vetë vetullat, pa iu drejtuar një estetisteje. Me kalimin e kohës, kjo bëri që vetulla të humbiste formën e saj natyrale.

Për këtë rast përdora teknikën Powder Brows, sepse na lejon të korrigjojmë formën, të mbushim zonat ku mungojnë fijet dhe të krijojmë një efekt të butë e shumë natyral.

Fokusi ynë ishte të krijonim një vetull në harmoni me tiparet e fytyrës, pa e rënduar rezultatin, ashtu siç kërkoi edhe vetë klientja.

Dhe ky është transformimi final.✨

08/07/2026

Dëshira im është ta bëj rrugëtimin e secilës prej jush më të thjeshtë dhe më të bukur, duke ndarë me ju njohuritë dhe eksperiencën time të fituar ndër vite.

Jam e lumtur të ndihmoj vajza ambicioze që duan të investojnë tek vetja dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në fushën e PMU. 🤍

Ne përfundim, do te
pajiseni me certifikatë zyrtare të njohur
nga Ministria e Ekonomise, Kulturës dhe
Inovacionit.

Gjithçka që ju nevojitet është dëshira për të mësuar dhe për t'u rritur profesionalisht.

📩 Për më shumë detaje rreth kurseve më kontaktoni në numrin:
📞 0696160070

07/07/2026

✨ Një orë kujdes për veten, javë të tëra buzëqeshjeje para pasqyrës.

Lash Lift është dhurata më e bukur që mund t’i bësh vetes. Qerpikë natyralisht të lakuar, një vështrim më i hapur dhe bukuri që të shoqëron çdo ditë.

Të pres me dashuri! 🤍✨

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Telephone

Website

Address


Rruga Kavajes, Godina 12, Njesia Nr 17
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00
Saturday 09:00 - 18:00