BiocosmEtics by Evelin

BiocosmEtics by Evelin

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from BiocosmEtics by Evelin, Health/Beauty, Korçë.

Përshëndetje Miq!�Tashmë Rutina juaj e së përditshmes do të jetë edhe e imja pasi kam vendosur te krijoj per ju nje vend ku bashkë do të bisedojme per problemet qe ju shqetesojne lidhur me lekuren,floket dhe pamjen tuaj.

05/10/2026

Kur sekreti i lëkurës së mirë nuk gjendet në çantë, por te Evelin. ✨

Të tjerat? I bëjmë bashkë. 🤍

Photos from BiocosmEtics by Evelin's post 03/10/2026

✨ CELULITI NUK TRAJTOHET NJËSOJ TEK ÇDO PERSON.

Çdo trup ka nevoja të ndryshme, ndaj në klinikën tonë trajtimi i celulitit bazohet në një protokoll të personalizuar,të përshtatur sipas strukturës së lëkurës, gradës së celulitit dhe zonës së trajtuar.

🤍 Analizë e trupit
🤍 Protokoll i personalizuar
🤍 Kombinim teknikash sipas nevojës
🤍 Fokus te përmirësimi i teksturës dhe pamjes së lëkurës

Rezultatet më të mira vijnë nga një plan i ndërtuar për trupin tënd, jo nga një trajtim standard për të gjithë.

📍 Na kontakto për konsultë dhe krijo protokollin tënd të personalizuar.

EvelinBiocosmetics

02/10/2026

“Po për meshkujt, çfarë ofroni?”😂

— Të paguajnë.🫶🏻😂💳

Se produktet i zgjedhin gratë…
faturën e paguajnë meshkujt.😌🛍️

Tag atë që e ka këtë rol. 😂

Photos from BiocosmEtics by Evelin's post 01/10/2026

Po bën edhe ti këto gabime në rutinën e lëkurës?🫢

Më pak eksperimente, më shumë kujdes i personalizuar. Lëkura jote ka nevojë për rutinën e duhur, jo për çdo trend. ✨

29/09/2026

✨ Eksperienca ime pas hedhjes së hekurit intravenoz
Dua të ndaj me ju eksperiencën time personale pas marrjes së hekurit intravenoz, sepse shumë prej jush më kanë pyetur si është ndjesia pas infuzionit.
Në orët pas trajtimit, trupi im reagoi me disa shqetësime që nuk i prisja. Për këtë arsye, mendoj se është e rëndësishme të them një gjë:
Çdo organizëm reagon ndryshe. 🤍
Hekuri intravenoz mund të jetë një mënyrë efektive për korrigjimin e mungesës së hekurit kur rekomandohet nga mjeku, por nuk duhet të merret pa vlerësim dhe pa indikacion mjekësor.
Unë po ndaj vetëm eksperiencën time personale, jo një rekomandim për të tjerët.
Nëse po mendoni të bëni një trajtim të tillë, flisni me mjekun tuaj dhe informohuni për përfitimet, efektet anësore dhe mënyrën e monitorimit.
🤍 Shëndeti nuk është trend. Analizat dhe këshilla profesionale vijnë gjithmonë të parat.
wellness healthawareness

Photos from BiocosmEtics by Evelin's post 29/09/2026

✨ TRUPI NUK KA SEZON. KUJDESI PËR TË DUHET TË JETË GJATË GJITHË VITIT. ✨
Të kujdesesh për trupin nuk do të thotë të presësh verën për të filluar.
Rezultatet më të bukura ndërtohen me vazhdimësi, disiplinë dhe një stil jetese të shëndetshëm. 🤍
Për një trup aktiv dhe të tonifikuar, kombinimi ideal është:
🏋🏻‍♀️ PALESTRA
Aktiviteti fizik ndihmon në forcimin dhe tonifikimin e muskujve, përmirëson qarkullimin dhe të mban aktive.
✨ TRAJTIME DHE PAJISJE PËR TRUPIN
EMS • Multishape • Presoterapi
Të integruara në një protokoll të personalizuar, të ndihmojnë në tonifikimin, stimulimin muskulor dhe përmirësimin e pamjes së trupit.
🥗 REGJIM I MIRË USHQIMOR
Një ushqyerje e ekuilibruar është baza për të mbështetur energjinë, metabolizmin dhe rezultatet që kërkon.
🤍 Sekreti nuk është të bësh shumë për një periudhë të shkurtër.
Sekreti është të kujdesesh për trupin tënd gjatë gjithë vitit.
Lëvizje + ushqyerje e mirë + kujdes profesional = një trup për të cilin kujdesesh çdo ditë.
📍 Evelin Dermo-Aesthetic Clinic
Personalized body protocols

28/09/2026

✨ A e dini çfarë përmbajnë produktet kozmetike që përdorni çdo ditë?
Lëkura është organi ynë më i madh dhe ekspozohet çdo ditë ndaj shumë përbërësve përmes produkteve të kujdesit personal.
Në këtë postim po sjellim disa përbërës/substanca që kërkojnë vëmendje të veçantë, veçanërisht kur përdoren në mënyrë të përsëritur ose kur produkti mund të jetë i kontaminuar.
🔎 Në etiketë mund të hasni:
• Formaldehyde & formaldehyde-releasers
• Disa parabene
• Talc, veçanërisht kur ekziston rrezik kontaminimi me asbest
• Phthalates
• Coal tar dhe disa derivatet e tij
• Hydroquinone
• Metale të rënda si plumbi, arseniku, kadmiumi dhe merkuri
⚠️ E rëndësishme: prania e një përbërësi në një produkt nuk do të thotë automatikisht se produkti shkakton kancer. Rreziku varet nga substanca, përqendrimi, ekspozimi, kontaminimi dhe mënyra e përdorimit.
🧴 Prandaj, mos u mjaftoni vetëm me marketingun “natural”, “organic” apo “clean”. Lexoni INCI-n, zgjidhni produkte të testuara dhe të rregulluara dhe blini nga burime të besueshme.
🤍 Bukuria fillon me sigurinë.
Ruaje këtë postim dhe dërgoja dikujt që duhet ta lexojë.
SkincareEducation BeautyTips SafeCosmetics EvelinBiocosmetics

24/09/2026

✨Serum Multivitaminoz Vajor për Rënien e Flokëve – Evelin Biocosmetics✨

Një kombinim i përzgjedhur i vajrave ushqyes dhe multivitaminave,i krijuar për kujdes intensiv të skalpit dhe flokëve.

🌿 Formula vajore + multivitaminoze ndihmon në:

* forcimin dhe ushqyerjen e flokëve
* mbështetjen e rrënjëve
* reduktimin e këputjes dhe dobësimit të flokëve
* përmirësimin e pamjes së flokëve të thatë dhe të brishtë
* mbajtjen e skalpit të ushqyer dhe të hidratuar

💚 Një trajtim intensiv për flokë më të fortë, më të ushqyer dhe me pamje më të shëndetshme.

Evelin Biocosmetics – kujdes i specializuar për flokët.✨

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Korçë?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Website

Address


Korçë
7001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BiocosmEtics by Evelin posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Subscribe

We will notify you when anything happens in Korçë.