Panacea Group
Toskani Albania Kosovo - Klinika "Panacea" - My Pure Skin Albania - Panacea Academy - Homnes
22/09/2026
Panacea Group po kërkon një Social Media Manager kreativ/e dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Kërkojmë një person me eksperiencë në menaxhimin e rrjeteve sociale, njohuri të mira të programeve të punës dhe aftësi bashkëpunuese në grup.
📍 Vendndodhja: Kompleksi Delijorgji
🕘 Orari: 09:00–17:00
📩 Dërgo CV-në: [email protected]
📞 Kontakt: +355 69 548 7771
Bëhu pjesë e Panacea Group dhe rritu së bashku me ne
18/09/2026
Momente nga trajnimi mbi pajisjen Mesojectgun, indikacionet e shumta qe mbulon, e demostrime live ne trajtimin e problematikave te lekures , pas sezonit te verës ☀️
MOS E HUMBNI TRAJNIMIN E 21 SHTATORIT | GLUTEAL FILLER
Një nga trajnimet më të kërkuara në mjekësinë estetike rikthehet në Academy Panacea, nën drejtimin e Dr. Adnand Beqirit.
Gluteal with Body Fillers është një trajnim i konceptuar për profesionistët që duan të thellojnë njohuritë dhe të përvetësojnë në detaje teknikat e aplikimit të filler-it në zonën gluteale.
Gjatë trajnimit do të trajtohen në mënyrë të detajuar:
• Anatomia dhe vlerësimi i zonës gluteale
• Përzgjedhja e pacientit dhe planifikimi i trajtimit
• Teknikat e aplikimit të filler-it
• Zonat dhe mënyrat e aplikimit
• Protokollet dhe qasja profesionale ndaj procedurës
• Krijimi i një rezultati të harmonizuar dhe natyral
• Aspekte të rëndësishme të sigurisë dhe menaxhimit të procedurës
Përveç pjesës teorike, trajnimi do të përfshijë edhe demonstrim dhe praktikë në modele, duke i dhënë pjesëmarrësve mundësinë të shohin nga afër procedurën dhe të aplikojnë njohuritë e marra nën drejtimin e Dr. Adnand Beqirit.
Një ditë intensive e dedikuar teknikave, praktikës dhe eksperiencës profesionale, për të avancuar më tej në fushën e body fillers.
📅 21 Shtator | 09:00–17:00
📍 Academy Panacea | Kompleksi Delijorgji
🎓 Certifikim në përfundim të trajnimit
📞 Për informacione dhe regjistrime: +355 69 854 2226
Vendet janë të limituara. Rezervoni vendin tuaj!
27/08/2026
GLUTEAL FILLER | TRAINING DAY
Një nga trajnimet më të kërkuara dhe më të rëndësishme të këtij fillimsezoni në Academy Panacea,
me teknikat më të fundit në botën e mjekësisë estetike, nën drejtimin e Dr. Adnand Beqirit.
Një trajnim i konceptuar për të kombinuar njohuritë teorike me praktikën, duke u fokusuar në protokollet, teknikat e aplikimit, vlerësimin e zonës,qasjen profesionale ndaj trajtimit,kohëzgjatjen e rezultateve, kohen e rikuperimit etj.
Pjesa praktike do të zhvillohet drejtpërdrejt në modele, duke i dhënë pjesëmarrësve mundësinë të aplikojnë njohuritë dhe teknikat e përvetësuara gjatë trajnimit.
Në 21 SHTATOR | Ora 09:00 – 17:00
📍 Academy Panacea, Kompleksi Delijorgji
Certifikim në përfundim të trajnimit
Vendet janë të limituara. Për regjistrime dhe më shumë informacion, na kontaktoni.
25/08/2026
Shtatori në Academy Panacea 🤍
Pas shumë kërkesash, rikthehemi me një kalendar të ri trajnimesh profesionale në Academy Panacea.
Një program i kuruar me tema të përzgjedhura, teknika të avancuara dhe trajnime të zhvilluara nga profesionistë, për t’ju ofruar njohuri praktike dhe një eksperiencë sa më cilësore profesionale.
Zbuloni kalendarin e trajnimeve për muajin shtator dhe zgjidhni trajnimin tuaj të radhës.
Vendet janë të limituara.
Na kontaktoni për më shumë informacion dhe regjistrime.
Me dashuri,
Academy Panacea ✨
22/07/2026
Bëhu pjesë e ekipit Panacea!
Pozicioni: Koordinatore Logjistike
Punëdhënësi: Panacea sh.p.k.
Vendndodhja: Durrës
Nëse je një person i organizuar, i përgjegjshëm dhe me dëshirë për t’u zhvilluar profesionalisht, të ftojmë të bëhesh pjesë e ekipit tonë.
Kërkesat për pozicionin:
* Diplomë Bachelor në Financë, Ekonomi ose një degë të ngjashme.
* Minimumi 1 vit eksperiencë pune në administrim.
* Njohuri të përgjithshme në përdorimin e programeve financiare dhe të kontabilitetit (Financa 5, Alpha, Bilanc, etj.).
* Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Microsoft Excel.
* Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi në grup.
Në Panacea do të kesh mundësinë të punosh në një ambient profesional, dinamik dhe mbështetës, ku përkushtimi, përgjegjësia dhe zhvillimi i vazhdueshëm vlerësohen çdo ditë.
Dërgo CV-në tënde në:
[email protected]
14/07/2026
Bashkohu me ekipin e
Klinika Panacea Durrës dhe zhvillo karrierën tënde në një ambient modern, profesional dhe mbështetës. Në klinikën tonë, kujdesi ndaj
pacientit, profesionalizmi dhe zhvillimi i vazhdueshëm janë në qendër të çdo shërbimi.
Nese jeni fizioterapiste profesioniste dhe dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi me
standarde te larta, dërgoni CV-në tuaj në:
[email protected]
02/07/2026
Bëhu pjesë e ekipit Panacea!
Pozicioni: Koordinatore Logjistike
Punëdhënësi: Panacea sh.p.k.
Vendndodhja: Durrës
Nëse je një person i organizuar, i përgjegjshëm dhe me dëshirë për t’u zhvilluar profesionalisht, të ftojmë të bëhesh pjesë e ekipit tonë.
Kërkesat për pozicionin:
• Diplomë Bachelor në Financë, Ekonomi ose një degë të ngjashme.
• Minimumi 1 vit eksperiencë pune në administrim.
• Njohuri të përgjithshme në përdorimin e programeve financiare dhe të kontabilitetit (Financa 5, Alpha, Bilanc, etj.).
• Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Microsoft Excel.
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi në grup.
Në Panacea do të kesh mundësinë të punosh në një ambient profesional, dinamik dhe mbështetës, ku përkushtimi, përgjegjësia dhe zhvillimi i vazhdueshëm vlerësohen çdo ditë.
📩 Dërgo CV-në tënde në:
[email protected]
Aplikimet mbyllen më 7 Korrik 2026.
08/05/2026
Bëhunu pjesë e ekipit tonë👌
Pozicioni: Ekonomiste
Vendndodhja: Durrës
Paga: 75,000 Lekë, e rishikueshme pas 3 muajsh
Kriteret:
•Të ketë përfunduar Fakultetin Ekonomik
• Minimumi 2 vite eksperiencë në financë/kontabilitet
•Njohuri të programeve financiare
•Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe përgjegjësie në punë
Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në email
Aplikimet mbyllen më 15 Maj.
08/04/2026
MASTERCLASS – 18 PRILL
Në 18 Prill, në Pallatin e Kongreseve, zhvillohet një masterclass nga 4 trajnerë internacionalë, ku do të njiheni me teknikat më të avancuara dhe rezultatet reale në estetikën moderne.
Pjesëmarrja është FALAS
Certifikatat shpërndahen nga Medical Beauty Fair 📜
Një eksperiencë profesionale me demonstrime live:
•Teknikat e fundit me Skin Architect Fillers Toskani MED
•Trajtimi i problemeve të lëkurës si eczema, acne, hyperpigmentation
•Fokus tek Nasolabial Folds dhe Screw Thread Lip Filler
Na kontaktoni për konfirmimin e pjesëmarrjes tuaj!
Ju mirëpresim🤍
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Website
Address
Rruga Telat Noga
Durrës
2001
Alerts
Be the first to know and let us send you an email when Panacea Group posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.